Këshilla për ata që kanë borxh

Kur paratë nuk mjaftojnë për pagesat dhe kur letrat e arkëtimit dhe paralajmërimet ju grumbullohen, është koha që të merrni masa. Në rast se ekonomia juaj e ndikon dhe udhëheq jetën tuaj, këtu mund të gjeni këshilla praktike se si mund të drejtoni ekonominë tuaj në drejtim të duhur.
 

Pastrim borxhesh

Në rast se ekonomia juaj familjare ju bën të mos jeni në gjendje të paguani borxhet, keni mundësi që të kërkoni pastrim boxhesh. Te faqja e internetit të Entit për Sekuestrim mund të gjeni pyetje dhe përgjigjie në lidhje me këtë. Kërkesa për pastrim borxhesh duhet të dorëzohet direkt tek Enti për Sekuestrim që poashtu merr edhe vendime.
 
Ju vetëm mund të fitoni nëse përpiqeni që të rregulloni situatën tuaj ekonomike. Nëse keni nevojë për ndihmë, telefononi komunës dhe pyesni për këshilla buxhetore dhe të borxheve.  Më tepër informacion mund të gjeni te artikulli Këshilla për buxhetin dhe borxhin.
 

Dhjetë pika me rëndësi në rast se je në borxh

  1. Bëjeni një pamje të përgjithshme për borxhet tuaja. Në rast se ju mungojnë të dhëna për borxhet, kontaktoni me kreditorin e juaj, që do të thotë me ata të cilëve ju keni marrë borxh dhe kërkoni detajet e borxhit. Njoftoni ata për gjendjen tuaj.
  2. Mundohuni të kuptoni se çka mund të ndodhë në rast se nuk i paguani borxhet e ndryshme.
  3. Zgjidhni se cilat shpenzime duhet të paguhen fillimisht.
  4. Bëni një përmbledhje ekonomike. Shkruani një listë me të ardhurat e juaja dhe shpenzime të domosdoshme. Llogaritni se sa para ju mbeten për të paguar borxhet.
  5. A keni kredi kundrejt një garancie? Kontaktojeni kreditorin dhe njoftojeni për vështërsitë e juaja në lidhje me pagesën.
  6. Mendoni se si mund të veproni që të ndryshoni. A keni mundësi që t´i rrisni pagat apo të zvogëloni shpenzimet? A keni ndonjë pasuri që mund ta shisni? Makinën? Mos ndoshta është e domosdoshme që të shisni shtëpinë apo të drejtën për strehim?
  7. Përpiloni një plan se si mund të paguani sa më shumë që është e mundur nga borxhet e juaja.
  8. Negocioni me kreditorin e juaj.
  9. Mbyllni kartelat e kredisë dhe shkatërroni kartelat. Mos merrni borxhe tjera që të paguani kamatat dhe shlyerjet e borxheve të reja.
  10. Drejtohuni te këshilltarët e buxhetit dhe të borxheve të komuna juaj në rast se keni nevojë për ndihmë. Më tepër informacion mund të gjeni të artikulli Këshilla për buxhetin dhe borxhin.

Senast granskad: 2010-03-25

Konsumentverket/KO | Box 48, 651 02 Karlstad | Tel 0771-42 33 00 | Fax 054-19 41 95 |