Enti i konsumatorëve /PK mund të ndërhyjë kundër:
- Reklamave çorientuese dhe marketingut
- Kondita të paarsyeshme të marrëveshjeve
- Informim i gabuar i çmimit
- Produkte dhe shërbime të rrezikshme
Paraqitja juaj duhet të përmbajë:
Shpalljen, konditat e marrëveshjes, paketën, produktin ose të tjera kundrejt të cilave ju keni reaguar kundër. Në rast se ka të bëj me rekalmë në radio ose TV, shënoni ditën dhe kohën e transmetimit dhe kompaninë me të cilën reklama ka të bëjë. Ju lejohet poashtu edhe të jepni numrin tuaj të telefonit dhe të dhëna tjera për kontakt në rast se neve na nevojitet që të kontaktojmë me ju për informacione plotësuese.
Paraqitja dërgohet te:
Konsumentverket
Box 48
651 02 Karlstad
Mund të dërgoni paraqitjen tuaj edhe nëpërmjet e-mailit. Edhe në këtë rast është me rëndësi që t’i bashkangjitni dokumentet e sipërpërmendura si për shembull një fletështesë e skanuar.
Dërgojeni paraqitjen nëpërmjet e-mailit.
konsumentverket(a)konsumentverket.se
Enti i konsumatorëve është një institut shtetëror. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet që arrijnë tek Enti i konsumatorëve/ PK sipas rregullit kryesor bëhen publike dhe për këtë arsye mund të porositen dhe të lexohen nga publiku.
Senast granskad: 2010-03-25