Kështu kërkoni asistencën e një ndihmësi zyrtar PK

Përfaqësuesi i konsumatorëve, PK, ndonjë herë mund t’i ndihmojë konumatorët në lidhje me një mosmarrëveshje me kompanitë. PK në atë rast është  ndihmës zyrtar te gjykata ose te Enti për Sekuestrim. Kjo lloj ndihme quhet PK ndihmës zyrtar. PK mund të përfaqësojë vetëm një konsumator në disa rrethana. Mosmarrëveshja ligjore duhet të jetë me rëndësi për zbatimin e ligjit, që do të thotë se pozita juridike në një fushë të veçantë duhet të qartësohet. Ose mund që mosmarrëveshja të jetë në interes të përgjithshëm për konsumatorët, që do të thotë se e ndikon një pjesë të madhe të konsumatorëve. Në momentin që KP përfaqëson një konsumator gjatë një mosmarrëveshjeje, shteti i paguan kostot ligjore të konsumatorit.
 
PK vendos në rast se një mosmarrëveshje është e zbatueshme për ndihmësin zyrtar të PK pasi që kërkesa të jetë dërguar nga konsumatori. Kërkesa duhet dërguar me postë te:
 
Konsumentombudsmannen
Box 48
651 02 Karlstad
 
Enti i konsumatorëve është një institut shtetëror. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet që arrijnë tek Enti i konsumatorëve/ PK sipas rregullit kryesor bëhen publike dhe për këtë arsye mund të porositen dhe të lexohen nga publiku.

Senast granskad: 2010-03-25

Konsumentverket/KO | Box 48, 651 02 Karlstad | Tel 0771-42 33 00 | Fax 054-19 41 95 |