Enti i Konsumatorëve është një institut shtetëror me detyrën që të kujdeset për interesat e konsumatorëve.
Përafërsisht 120 persona punojnë te instituti, me çështje të ndryshme të konsumatorëve. Siguria e mallrave dhe e shërbimeve, reklamat e kompanive dhe konditat e marrëveshjeve, ekonomia private si dhe çështje të invaliditetit dhe të ambientit në lidhje me konsumatorët, janë disa nga fushat e veprimtarisë të Entit. Ne i shkollojmë edhe udhëzuesit e konsumatorëve si dhe këshilltarët e buxhetit dhe të borxheve. Mbi të tjerat ne i mbikëqyrim interesat e konsumatorëve brenda UE. Një detyrë tjetër kryesore është që të përhapim informacione aktuale dhe përkatëse te konsumatorët e Suedisë tek faqja jonë e internetit.
Enti i konsumatorëve udhëhiqet nga një drejtor i përgjithshëm që njëkohësisht është edhe përfaqëues i konsumatorëve, PK. PK mund t’i paraqesë interesat e konsumatorëve kundrejt kompanive tek gjykatat.
Qeveria dhe parlamenti i vendosin qëllimet e politikës së konsumatorëve dhe drejtimin e punës të Entit të konsumatorëve. Qëllimi i përgjithshëm i politikës suedeze të Entit të konsumatorëve është: Konsumatorë të ndërgjegjshëm dhe të sigurt.
Enti i konsumatorëve nuk ka ndonjë mundësi që të iu përgjigjet pyetjeve të veçanta ose që të ndërhyjë në mosmarrëveshje. Për këshilla individuale mund të kontaktoni me udhëzuesit e
konsumatorëve të komunës.