Siguria e produktit

Mallrat dhe shërbimet duhet të jenë të sigurta për konsumatorët dhe nuk duhet që të rezoltojnë në dëmtim të dikujt. Sipas ligjit të sigurisë së produktit, për këtë arsye kompanitë që kanë shitur mallra dhe shërbime që përbëjnë rrezik, janë të detyruara që të lajmërojnë Entin e komsumatorëve. Edhe konsumatorë privatë mund të paraqesin produkte që përbëjnë rrezik te Enti i konsumatorëve. Më tepër informacione në lidhje me mënyrën se si të bëni paraqitjen i gjeni te artikulli Kështu e bëni paraqitjen. Informacione për produkte dhe shërbime të rrezikshme i gjeni te faqet e internetit të Entit për konsumatorë dhe të Komisionit Europian.
 
Për konsumatorët mund të jetë e vështirë që të jenë në dijeni në rast se një mall apo shërbim i plotëson kushtet që janë të parashtruara nga ligji. Në rast se një mall është shënuar me CE, do të thotë që prodhuesi premton se malli i përmbush kërkesat e sigurimit për këtë mall. Por me këtë nuk do të thotë që malli është i kontrolluar dhe aprovuar nga një institut apo nga ndonjë organ tjetër kontrollues. Megjithatë, vetëm disa produkte duhen të jenë të shënuara me CE, mbi të tjerat lojërat dhe pajisjet personale për mbrojtje. Për shumë produkte tjera ka një lloj standardi që ndihmon për vlerësimin e sigurisë së produktit.
 
Gjëra të vogla, për shembull pjesë të lëvizshme të lojrave përbëjnë rrezik për fëmijët e vegjël. Në rast se një fëmijë i fut pjesët e vogla në fyt, rreziku është i madh që ai të mbytet. Me ndihmë të një cilindri ndihmës ju mund të testoni në rast se pjesët e vogla përbëjnë rrezik për fëmijën tuaj. Në rast se një gjë mund të futet brenda cilindrit, konsiderohet të jetë i rrezikshëm për fëmijët, pasi që ata mund t’i fusin në fyt.
 
Për më të tepër informacion në lidhje me çështje të sigurisë, mund të drejtoheni te udhëzuesit e konsumatorëve te komuna juaj. Udhëzuesi mund të ju tregoj poashtu se ku mund ta merrni një cilindër testues.

Senast granskad: 2010-03-25

Konsumentverket/KO | Box 48, 651 02 Karlstad | Tel 0771-42 33 00 | Fax 054-19 41 95 |