Rreth Agjencisë së Konsumatorëve

- shqip

Agjencia e Konsumatorëve është një institucion shtetror detyra e të cilit është mbrojtja e interesave të konsumatorëve.

Qeveria dhe parlamenti i përcaktojnë objektivat e politikës së konsumatorëve dhe i vë kornizat e punës së Agjencisë së Konsumatorëve.

Agjencia e Konsumatorëve udhëhiqet nga një drejtor gjeneral i cili poashtu është Ombudspersoni i Konsumatorëve (KO). Ombudspersoni i Konsumatorëve (KO) monitorin tregun dhe i mbron të drejtat e konsumatorëve përballë ndërmarrjeve para ndonjë gjykate.

Ne punojmë me:

  •  Mbikqyrjen e ndërmarrjeve 
  •  Pranimin e denoncimeve
  •  Marrëveshjet me bizneset
  •  Që mallrat dhe shërbimet të jenë të sigurta 
  •  Që t’u ndihmohet konsumatorëve të përballojnë ekonominë e vet private
  •  Që këshilltarët komunal për konsumatorë dhe këshilltarët për çështje buxheti dhe borxhe, të trajnohen dhe t’u jepet mbështetje
  •  Që të rinjët të përforchen në rolin e tyre si konsumatorë 
  •  Këshilldhënie objektive për konsumatorët përmes Hallå konsumator 
  •  Këshilldhënie objektive për konsumatorë që blejnë në vendet e tjera në BE  
  •  Të monitorohen tregjet e ndryshme me qëllim të identifikimit të problemeve të konsumatorëve. 

Këshilldhëna e pavarur përmes Hallå konsumator dhe ECC Suedi

Hallå konsumator është një shërbim informativ e cili u jep këshilla të pavarura direkt konsumatorëve. Hallå konsumator bashkëpunon me shumë autoritet, katër agjensitë e konsumatorëve dhe këshilldhëniet komunale.

Për në hallåkonsument.se

ECC Suedi të ofron këshilldhënie falas ty që ke blerë një mall apo shërbim nga një shtet tjetër i BE-së dhe Norvegjia, Islanda dhe Britania e Madhe

Për në eccsverige.se

Trajnim dhe mbështetje për këshilltarët komunal të konsumatorëve

Shumica e komunave u ofrojnë banorëve të vet udhërrëfim konsumatorësh. Ti mund të marrësh këshilla rreth çështjeve ekonomike private. De flesta svenska kommuner erbjuder sina invånare konsumentvägledning. Du kan också få rådgivning i privatekonomiska frågor. 

Kërko të dhëna kontaktuese të udhërrëfyesit në komunën tuaj