Siguria e produktit
Säkra varor och tjänster - shqip
Edhe konsumatorët e rëndomtë mund të denoncojnë tek Agjencia e Konsumatorëve nëse kanë hasur në mallra apo shërbime të rrezikshme. Më shumë njoftime sesi mund të bësh një denoncim gjenden në artikullin:
Kërkoje shenjëzimin CE kur të blesh lodra për fëmijë
Nëse një mall është është i shenjëzuar me shenjën CE do të thotë se prodhuesi premton se malli i përmbush dispozitat në fuqi të sigurisë për atë produkt. Por kjo nuk do të thotë se ai mall është kontrolluar nga ndonjë instuticion apo instancë kontrolli.
Vetëm një lloj i mallrave duhet të jetë i pajisur me shenjëzimin CE, p.sh. lodrat për fëmijë dhe pajisjet për siguri personale, p.sh. helmetat.
Pjesë të imëta mund të jenë të rrezikshme për fëmijë të vegjël
Pjesët e imëta si p. sh. pjesët jo fikse në lodra, mund të jenë të rrezikshme për fëmijë të vegjël. Nëse një fëmijë e futë një pjesë të vogël në fyt ekziston rreziku që fëmijës t’i zihet fryma. Me ndihmën e një cilindri testues mund të vërtetosh nëse gjërat e vogla janë rrezikshme për fëmijën tuaj.
Nëse do më shumë njoftime rreth sigurisë së produkteve duhet të kontaktosh udhërrëfyesin (këshilltarin) në komunën tuaj. Udhërrëfyesi i komunës e di sesi mund të gjendet një cilindër testues.
Kërko të dhëna kontaktuese të udhërrëfyesit në komunën tuaj në uebsajtin Hallå konsumator