Udhërrëfim (këshilldhënie) për konsumatorë
Konsumentvägledning - shqip
Udhërrëfim për konsumatorë
Shumica e komunave u ofrojnë banorëve të vet udhërrëfim konsumatorësh. Nga udhërrëfyesi mund të marrësh njoftime dhe këshilla. Ti mund të marrësh këshilla rreth çështjeve ekonomike private.
Kërko të dhëna kontaktuese të udhërrëfyesit në komunën tuaj
Hallå konsumator
Hallå konsumator është shërbim informativ gjithëkombëtar që koordinohet nga Agjencia e Konsumatorve. Këtu mund të drejtohesh me pyetje rreth blerjeve të një malli apo shërbimi ku diçka është bërë gabim, pyetjeve rreth kontratave reklamimeve dhe konsumimit të qëndrueshëm.
Në uebsajtin hallakonsument.se mund të gjesh njoftime të dobishme dhe ciceron praktik. Ti mund të telefonosh, dërgosh mail apo të bisedosh përms çatit. Ne të ndihmojmë direkt ose të udhëzojmë për më tutje tek ekspertët e autoriteteve tjera, zyrat e konsumatorëve apo veprimtarive komunale në çështje konsumatorësh.
Informata për konsumatorë dhe këshilldhënie në Hallå konsumator
Nëse ti blen në BE
Konsument Europa të jep informata dhe këshilla në ti blen jashtë Suedisë në BE, Norvegji dhe Island.
Konsument Europa është një njësi e pavarur e cila pjesërisht financohet nga Komisioni Evropian dhe hynë në rrjtein European Consumer Centre.
Informata për konsumatorë dhe këshilldhënie uebsajtin Konsument Europa
Në kuadër të disa fushave të specializuara ka zyra konsumatorësh që japin këshilla të caktuara
Informata dhe këshilla që kanë të bëjnë me sigurime në Konsumenternas försäkringsbyrå
Informata dhe këshilla që kanë të bëjnë rreth energjisë në Konsumenternas energimarknadsbyrå
Informata dhe këshilla që bëjnë fjalë për telefon, tv dhe internet në Telekområdgivarna